Vizita në SHBA është bërë nga persona që nuk përfaqësojnë strukturat e Parlamentit Studentor

Aktuale

Vizita në SHBA është bërë nga persona që nuk përfaqësojnë strukturat e Parlamentit Studentor

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:30
Ilustrim

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës Arben Elshani, ka reaguar lidhur me vizitën e realizuar në SHBA nga individë që nuk përfaqësojnë strukturat e këtij institucioni.

“Ne të zgjedhurit e studentëve të UP-së mbesim të përkushtuar të denoncojmë çdo aktivitet personal apo klanor që bëhet në kurriz të përfaqësimit studentor, prandaj edhe vizta në SHBA dhe takimi me ambasadoren e Kosovës në Washington  znj. Vlora Çitaku është manipulim në vazhdën e manipulimeve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga disa individë të cilët nuk përfaqësojnë Parlamentin Studentor, për më tepër disa prej tyre nuk janë as studentë të Universitetit të Prishtinës.”

Ndër të tjera PSUP njofton opinionin publik që asnjë përfaqësues i studentëve të UP-së nuk ka marrë pjesë në këtë udhëtim turistik dhe se çdo qëndrim që është mbajtur atje nuk paraqet interesat e studentëve të UP-së.

“I bëjmë thirrje, Ministrisë së Arsimit, Rektorati të UP-së që të ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e respektimit të organeve përfaqësuese, gjegjësisht sundimit të ligjit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje se vizita të tilla turistike të sponzorizuara nga institucionet tona, ngrisin dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjë për të cilën dikush duhet të jap përgjegjësi” thuhet ndër të tjera në reagimin e ktë parit të PSUP, përcjellë Klan Kosova.

Përfaqësuesit e këtij institucioni theksojnë se të njejtit kanë manipuluar zgjedhjet në Unionin e Studentëve të Kosovës dhe e kanë degraduar këtë instancë të përfaqësimit studentor duke e shfrytëzuar për vizita të njejta turistike, prandaj i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që të organizoj zgjedhje të mirëfillta në USK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat