Shtrembërimi i historisë, është krim jo vetëm ndaj të së kaluarës të një populli, por edhe për të tashmën dhe të ardhmen e tij - Bota Sot
Shtrembërimi i historisë, është krim jo vetëm ndaj të së kaluarës të një populli, por edhe për të tashmën dhe të ardhmen e tij

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Shtrembërimi i historisë, është krim jo vetëm ndaj të së kaluarës të një populli, por edhe për të tashmën dhe të ardhmen e tij

Nga: Nazif Ramabaja Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:20
Tahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës këto ditë ka botuar “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Reagim në permbajtjen dhe elaborimin e Luftës së Koshares dhe Betejës së Loxhës.

Me Fjalorin Enciklopedik të Kosovës qenka shtrembëruar realiteti historik dhe politik, akademikët përgjegjës të këtij projekti siç e quajnë ata ”madhor” permes autorëve të zgjedhur sipas dëshires e jo profesionalizmit, ka devijime në përshkrimin e ngjarjeve dhe aktorëve dhe si i tillë është manipulues,i rrejshëm, sepse i mungojnë protagonistët kryesor të cilët në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme shkruan historinë para dy dekadave me Betejën e Loxhes dhe Luftën e Kosharës.

Pra,janë ushtarakët profesionist të artit dhe doktrinës ushtarake dhe ushtarët tanë si dëshmi e gjallë për përgatitje, planifikim, dhënjen e urdhërit dhe zhvillimin e operacioneve luftarake duke qenë vetëpjesëmarrës dhe protagonist të atyre zhvillimeve.

Kush janë ata autorë të cilëve nuk iu intereson faktografia, por shërbehën me shtrembërimet historike ,propagandimin e gënjeshtrës për ta anashkaluar të vërtetën, për të cilën, ne sakrifikuam për të qënë të lirë dhe të barabartë me kombet e tjera. Si protagonist i ngjarjeve të drejtpërdrejta s´mund të rri indiferent për përshkrimin e Luftës së Koshares dhe Betejën e Loxhës nga autorë dilitant, për një arsye të vetme e cila në vend që të tregohet realiteti, në fakt shtrembërohen ngjarjet, gënjehët opinioni përmes manipulimeve se gjoja thyerjen e kufirit të “Murit të Berlinit” shqiptar siç e quante Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithënjë sipas këtyre autorëve, se këtë thyerje kufiri e paska bërë “Brigada 138 Agim Ramadani” çka s´është fare e vërtetë, sepse në thyerjen e kufirit frontal me 9 prill 1999 kanë marë pjesë : “Brigada 134”, Brigada 131”, dhe Bataloni desanto vëzhgues. “Brigada 138 Agim Ramadani” është formuar pas puçit në brigadat e lartëpërmendura të formuara dhe dekretuera nga Ministri i Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi, shuarjes së tyre dhe formimit të kësaj të fundit në mesin e majit 99´.

Sa i përket Betejës së Loxhës e cila ishte një ndër betejat më të suksesshme që nga fillimi i luftës së bashku me Betejën e Kosharës, e që njihen edhe si betejat e vetme të luftës në Kosovë, opinioni i gjërë është i njohur për këtë betejë në detaje dhe e di fort mirë se kush janë protagonistët kryesor të kësaj beteje që nga intervenimi njësiteve operative të Ministrisë së Mbrojtjes të FARK-ut më 6 korrik 1998, urdhërit për intervenim për t’i dalë në ndihmë Loxhës, urdhër ky i lëshuar nga Kolonel Tahir Zemaj dhe rënja ne fushen e nderit te Rrustem Bruqit, Lumni Surdullit dhe Enver Alajt.

Formimin e njësitit intervenues nga eprorët profesionistë Nazif Ramabaja,komandant i njësiti dhe varësit Faruk Xhemajli dhe Esat Ademaj si dhe ushtarët mirë të stërvitur dhe përgatitur për luftë dhe beteja të tilla.

Në një citat tendencioz si dhe në shumë raste të tjera të përshkrimit të betejës së Loxhës në të ashtuquajturin “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” botim i ASHAK-ut, thuhet: “Në këtë betejë morën pjesë edhe ish-oficerët e ushtrisë jugosllave të ardhur disa ditë më parë në Kosovë” duke anashkaluar me qëllim faktin se ata oficer ishin shqiptarë, ushtarak të karjerës të cilët tërë potencialin e tyre profesional dhe intelektual e vunë në sherbim të luftës për lirinë e atdheut.

Ky konstatim tendencioz nga ASHAK-ut, për gjeneratat e lindur në luftë, pas sajë dhe ato që lindin pas botimit të këtij fjalori, lënë hapsirë për keqkuptime se në cilën anë ishin të radhitur këta oficer, për të qenë i qartë për publikun ata oficer kanë emra dhe mbiemra,si kolonel Tahir Zemaj, major Nazif Ramabaja, etj, ishin të radhitur në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të FARK-ut .

Me këto lëshime dhe devijime, duke e anashkaluar të vërtetën i humbë autoriteti institucionit të cilin ju ”akademik” e perfaqësoni, poashtu bini ndesh me autoritetin tuaj personal, për këtë sygjeroj që këto lëshime me apo pa dashje, qëllimkqija të përmisohen dhe të vihet në vend realiteti i përshkrimeve të këtyre dy ngjarjeve dhe betejave madhore me protagonist të tyre në kohën dhe hapsirën e zhvilluar, përndryshe fjalori si i tillë s´do jetë komplet, por i mangët, tendencioz dhe denigrues dhe s’do e pasqyroj realitetin faktik te zhvillimit të këtyre ngjarjeve, një propagandë e kulluar ku barrën dhe përgjegjësinë kryesore do e bartni vet ju.

Nëse keni pasur mungesë informacioni, do të ishte e rrugës të mblidhni fakte dhe t’i pasqyroni në opinion, publikut të gjërë në mënyrë korrekte, por nëse keni qenë të shantazhuar dhe nën presion, e mira së mirës kishte qenë t’i bëni publike dhe të largoheni nga përpilimi i këtij fjalori enciklopedik.

Videon mund ta shikoni KËTU

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test