Thaçi së pari referendum për Veriun si pjesë e Kosovës, se Presheva e ka përcaktuar fatin e saj në vitin 1992!

Aktuale

Thaçi së pari referendum për Veriun si pjesë e Kosovës, se Presheva e ka përcaktuar fatin e saj në vitin 1992!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 23:43
Hashim Thaçi

Rreth shkëmbit të territoreve që po flet Hashim Thaçi me plotë gojën, SHBA, BE, NATO e OKB deri tash nuk kanë dalë zyrtarisht me një ide të këtillë, përkundrazi këto organizata ndërkombëtare disa flasin me mjaftë rezervë e disa e kanë refuzuar duke deklaruar se ndërkombëtarët kanë investuar në Kosovë për ta ruajtur integritetin e Kosovës dhe jo për copëtimin apo lëvizjen e Kufijve në interesa personale të ndonjë lideri të Kosovës. Madje edhe  vet njeriu numër dy i shteti të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është një lojë me zjarr që do të ketë pasoja për rajonin.

Miku i Baton Haxhiut (një bashkëpunëtor i UDB-së) Hashim Thaçi nga Buroja e Skenderajt që i thonë sot president, së fundit pasi ju harxhuan gënjeshtrat me dialogun, me ushtrinë, me “paditë kundër Serbisë për gjenocid”, “padisë kunder Del Pontes”, “padisë kundër Dick Martit”, së fundit ju ka gjuajtur Preshevës duke e përdorur si kartë të fundit të tij për interesa personale (të vazhduar pushtetin) me deklarata që bien ndesh kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Para idesë së Thaçit për të “bashkuar” Luginën e Preshevës këto vitet e fundit kishte ngritur zërin pikërisht agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, më pas edhe akademik Rexhep Qosja, dhe nga shumë qarqe madje edhe nga vet kabineti i Thaçit u kritikua se nuk do të preknin integritetin territorial të Kosovës.

Derisa diktatori Milosheviç mbetej në pushtet me luftëra, Thaçi ynë po vazhdon pushtetin me deklarata të njëpasnjëshme që të lënë përshtypjen se ai ka një ekip special që mendon tërë natën çfarë deklarata të prodhojë që ditën t'i lansoj. Kështu deklarata e tij e radhës sa qesharake sa edhe naive është se ai tash flet për një referendumi për marrjen e Luginës së Preshevës në gjirin e Kosovës. E kush e din nesër pasi të dështojë kjo çfarë me çfarë deklarata do të del, pse ajo edhe Referendum gjithë popullor për bashkim me Shqipërinë për të harruar deklaratat e mëparshme qoftë ato për themelimin e ushtrisë (para dy vitesh) apo për paditë kundër Serbisë për gjenocide, apo kundër zviceranëve Del Ponte e Dick Martyt?!

Me ketë Thaçi ose donë me bë shaka me kosovarët dhe shqiptarët e Luginës, ose ai nuk i njeh ligjet e veta e as ligjet ndërkombëtare.  Sipas të drejtës ndërkombëtare referendumi i mundohet atyre popujve autokton më të drejtë për vetëvendosje e jo vendet së pari Referendum për Veriun si pjesë e Kosovës, se Presheva e ka përcaktuar fatin e saj në vitin 1992. “Referendumi” i Hashim Thaçit për Luginën e Preshevës që përpiqet të bëhet patriot mund t’i jep mundësi edhe Serbisë që të bëjë Referendum për ta marrë Veriun e Kosovës, që në fakt pa Referendum veç ajo e ka marrë, ri-okupuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat