Lahi Brahimaj: Drenicë mos e harroni Sylën

Aktuale

Lahi Brahimaj: Drenicë mos e harroni Sylën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 00:21
Lahi Brahimaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, duke ndëruar dëshmorët e Zonës Operative të Drenicës; Mujë Krasniqi, Abedin Rexha, Ilaz Kodra dhe 155 dëshmorët që u rivarrosën pas 20 vitesh.

Por, ish-gjenerali i UÇK-së nga ky postim shihet se është prekur pasi askush nuk e tha asnjë fjalë për Sylejman Selimin, i cili po mbahet në burg. 

“Faleminderit kryeministër që pas 20 vitesh ia u bëre një varr të dinjitetshëm. Çfarë më bëri përshtypje e ia u thashë së paku dhjetë vetave, deputetë e kryetar komunash në Drenicë; mungesa e Sylës dhe askush s’e tha një fjalë. Drenicë mos harroni se po koriteni shumë. S’po du me thanë asgjë më shumë përveç Lavdi, e komentet herëve të tjera. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat