Thaçi dekoron Helena Kadaren me Medaljen Presidenciale

Aktuale

Thaçi dekoron Helena Kadaren me Medaljen Presidenciale

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi dhe Helena Kadare

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Elena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Elena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, shkrimtarja Elena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.

***

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen Presidenciale të Meritave shkrimtaren Helena Kadare për kontributin e dhënë për letërsinë shqipe.

Kadare gjatë ditës pritet të nderohet edhe me Hartën e Artë të Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Helena Kadare gjithashtu e njohur edhe si Elena Kadare ose Elena Gushi-Kadare, lindi në vitin 1943 në Elbasan. Është një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.

Helena eshte bashkëshortja e shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po pret në takim shkrimtaren Helena Kadare, të cilen do ta dekorojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat