Helena Kadare nderohet me Hartën e Artë të Kosovës

Aktuale

Helena Kadare nderohet me Hartën e Artë të Kosovës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:35
Helena Kadare dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka dekoruar shkrimtaren e njohur Helena Kadare me Hartën e Artë të Kosovë, për kontributin e dhënë që shqiptarët njihen nga shumë popuj të botës.

Haradinaj duke e falënderuar Helena Kadaren dhe bashkëshortin e saj Ismajl Kadaren për kontributin e dhënë, tha se ata kanë meritë që shqiptarët njihen nga shumë popuj të botës përmes letërsisë.

Haradinaj: I keni dhënë kombit tim një letërsi të bujshme

“I kanë dhënë kombi tim , lexuesve vlerën më të lartë letërsi të bujshme , na kanë ndihmuar ne që të jemi ata që jemi sot , por jo vetëm kaq. Një meritë e posaçme për Helenen, për Ismajlin, edhe një falënderim i posaçëm i të gjithë neve kudo që jemi është për faktin se iu kanë ndihmuar shumë popujve të tjerë të botës që të dinë për ne, të na njohin kush jemi shqiptarët”, tha Haradinaj.

Ndërsa, shkrimtarja Helena Kadare e ka falënderuar kryeministrin për këtë nderim që i ka bërë, duke thënë se Kosova është shumë e veçantë për të.

Kadare: Nuk gjej fjalë për të shprehur për këtë dekorim

“Kosova për mua është një gjë krejt e veçantë dhe çdo ardhje këtu është një gëzim i veçantë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Po kjo që po bënë kryeministri sot, zotëri Haradinaj më nderon jo shumë, nuk gjejë dot fjalët për ta dhënë se çfarë gjëje e bukur dhe krejt e jashtëzakonshme është ky dekorim që më jepni “, u shpreh Kadare.

Shkrimtaren e njohur Helena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave gjatë ditës së sotme e ka dekoruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat