‘Do të bëjmë çmos për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë’

Aktuale

‘Do të bëjmë çmos për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë’

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendi i tij do të bëjë çmos për vazhdimin e dialogut me Kosovën, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai këto komente i bëri sot në takimin “Liderët për sigurinë e rajonit” në Beograd, ku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg biseduan për zhvillimin e raporteve Serbi-NATO.

Kreu i shtetit serb tha se do të japë maksimumin për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Vuçiq tha se kishte rënë dakord me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se në rast të ndonjë situate krize në Kosovë, mund të kontaktojnë shpejt, me qëllim të parandalimit të konflikteve dhe pasojave më të vështira.

Ai vuri në dukje se Stoltenberg nuk është vetëm një profesionist në punën e tij, por edhe një njeri që di të dërgojë mesazhet më të mira në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat