Milaim Zeka në arrest shtëpiak: Ky është lajmi më i gëzueshëm i vitit për mua

Aktuale

Milaim Zeka në arrest shtëpiak: Ky është lajmi më i gëzueshëm i vitit për mua

Nga: N.H Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:15
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë një koment nga shtëpia e tij ku po qëndron në arrest për akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Milaim Zeka ka shpërndarë lajmin e dënimit me 6 vite burg të ish-ministres së brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovskas, me përshkrimin: “Ky është lajmi më i gëzueshëm i vitit, kuptohet për mua.”

Kujtojmë se, Jankullovska, e cila kishte punuar për katër mandate si ministre e brendshme në kabinetin e Nikolla Gruevskit, u dënua sot nga Gjykata Penale me gjashtë vite burg për rastin e blerjes së Mercedesit me para të shtetit. Por, edhe vetë deputeti Zeka, është i akuzuar për një çështje korruptive, siç është ajo e mashtrimit me viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat