Presheva reagon ndaj sulmit të dy shqiptarëve në Novi Sad: Të ndalen sulmet vandale ndaj shqiptarëve në Serbi

Aktuale

Presheva reagon ndaj sulmit të dy shqiptarëve në Novi Sad: Të ndalen sulmet vandale ndaj shqiptarëve në Serbi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:26
Shkukri Ymeri dhe Muharrem Salihu

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i drejtuar aktualisht nga Shukri Ymeri reagon ashpër ndaj sulmit ku dje u plagosën rëndë dy rinj shqiptar në Novi Sad. Sikur z.Ymeri ashtu edhe veprimtari i njohur nga Medvegja, Muharrem Salihu, kandidat potencial per kryetar i KKSH-së (nga lista e shoqërisë civili AFEDS nga Mesvegja) ka dënuar ketë akt barbar duke kërkuar nga autoritetet vendore te zbulojnë rastin dhe te ndëshkohen agresoret, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Përfaqësuesit shqiptar nga Lugina e Preshevës  kërkon nga autoritetet e Serbisë që menjëherë të bëjë identifikimin dhe kapjen sulmueseve për aktin vandal  tyre sa barbarë dhe qyqar me vetëm e vetëm pse kishin folur në gjuhën shqipe.

“Ky është një krim tejet i rrezikshëm dhe absolutisht i papranueshëm me ç rast tregon nivelin e pranueshmërisë së shqiptarëve në këtë shoqëri si dhe nënshtrimit të një diskriminimi sistematik e perfid, përdorimit të gjuhës së urrejtjes të përditshëm e posaçërisht në media ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare. Ky nuk mund të quhet ndryshe përveç shovinizëm”, thuhet në reagimin nga KKSH

Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson se fryma e urrejtjes, dhunës, abuzimit dhe nacionalizmit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nuk përkon me vlerat demokratike dhe në këtë mënyrë kërkojmë që në raport me të, të sillen organet e rendit e ligjit e posaçërisht ato të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat