Dreshaj e quan qesharak paralajmërimin e Thaçit për rrëzimin e Qeverisë: I ka humbur udha në oborr

Aktuale

Dreshaj e quan qesharak paralajmërimin e Thaçit për rrëzimin e Qeverisë: I ka humbur udha në oborr

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:20
Hashim Thaçi

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të partisë së tij dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, pa kërcenimeve të presidentit Thaçi se Haradinaj mund ta humb postin e kryeministrit.

Dreshaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se puna e madhe e Haradinajt si kryeministër dikë po e pengon. “Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo”.

Postimi i plotë i Dreshajt:

“Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.

Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.

Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.

Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr”, ka shkruar Dreshaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat