Deputeti i PSD-së: Për pushtet, Albin Kurti nuk dallon nga Hashim Thaçi

Aktuale

Deputeti i PSD-së: Për pushtet, Albin Kurti nuk dallon nga Hashim Thaçi

Nga: N.A Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:05
Deputeti i PSD-së, Faton Topalli

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë se është kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, arsyeja se pse ai ka vendosur që të largohet nga ky subjekt politik.

“Të menduarit ndryshe në LVV na doli të jetë krimi më i madh i mundshëm. Unë nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak që Albin Kurti ma vodhi shpresën dhe ëndrrën për një politikan dhe politik ndryshe. Nuk jam më pak i zhgënjyer se ju, më pak i mashtruar dhe më pak i keqpërdorur, por së paku nuk jam oportunist”, është shprehur Topalli në një postim në Facebook, përcjell Klan Kosova.

Topalli ka thënë se është Kurti që ka qenë kundër Isa Mustafës sa ky ka qenë kryeministër, për disa çështje, ndërsa tash ia përmend takimin e zhvilluar së fundmi, që shton se me të Kurti e ka ftuar Mustafën të rikthehet në qeverisje.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Diskutimi për parimet:

-Kur shkeli dhe tradhëtoi parimet Albin kurti, dje apo sot?

Nuk e kisha ndërmend as të shkruaj e as të merrem me Lëvizjen Vetëvendosje sikur një mori aktivistësh të kësaj partie të mos më kishin quatur jo parimor e tradhëtar vetëm pse i thirra miqt e mi të angazhohen në PSD. Disa edhe më shanë dhe më fyen pa asnjë shkak. Një parti serioze e demokratike nuk do të lejonte diçka të tillë e aq më pak të organizonte vet një fushatë. Në disa vende më të avansuara demokratike kjo do të ishte vepër penale.
Për shumicën e tyre më vjen shumë keq sepse, besoj që janë njerëz të ndershëm dhe besojnë, e besimi i tyre u keqpërdor dhe manipulua nga ai soj njerëzish të cilët nuk i besojnë askujt, nuk janë vet të besueshëm dhe parimet i kanë për formë, por jo për përmbajtje.
Ndodh shpesh që gjërat e rëndësishme harrohen, unë dua të ua freskoj pak kujtesën, aq sa për t’i pas parasysh parimet, të vërtetën dhe shprehjen tradhëti.
Besoj që nuk e keni harruar që Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Isa Mustafa dërgoi më 28 Nëntor 2015 mbi njëmijë polic , përfshirë këtu edhe njësinë speciale për të thyer Zyrat e LVV në Prishtinë me të cilin rast u burgosën e plagosën dhjetra aktivistë.
A keni harruar që në kohën në të cilin Isa Mustafa ishte Kryeministër vdiç në burg aktivisti i LVV Astrit Dehari. Albin Kurti e quajti vdekjen e Astritit vrasje, ndërsa për kte akuzoi Kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij.
A keni harruar që në kohën e Isa Mustafës u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin nga Ministri i tij i punëve të brendëshme Skender Hyseni.
A keni harruar që Isa Mustafa nënshkroi marrëveshjen për zajednicën.
A keni harruar që Albin Kurti na ftoi në protesta për të brohoritur „Isë, Isë argat i Serbisë“.
Isa Mustafa e quajti pastaj Albin Kurtin “Gomari i Zajednicës”.
Dhe a e patë në fund se si Baba Kurti i shkeli të gjitha këto parime duke harruar zajednicën, demarkacionin, Astrit Deharin, arrestimet e aktivistve dhe deputetëve, përgjakjen e tyre dhe i shkoi në shtëpi Isa Mustafës dhe e luti për tu bërë bashk për të ardhur në pushtet.
Unë ju ftoj të mendoni racionalisht dhe të gjeni një përgjigjje për vetëvehten se në fakt kush i shkeli dhe tradhëtoi parimet:
Që Albin Kurti, gënjeu, mashtroi dhe tradhëtoi parimet e tij është shumë e qartë. Por kur gënjeu në të vërtetë: A gënjeu kur e quajti Isa Mustafën Argat i Serbisë, apo po gënjen tani kur po thot që Isa Mustafa është i mirë prandaj dhe e fton të qeveris me të?
Nëse Isa Mustafa paska qenë Argat i Serbisë, pse përpiqet ALbin Kurti ta kthej argatin e Serbisë në qeverisje?
Po gjaku i derdhur i aktivistëve, jeta e Astrit Deharit, gjithë ato vite burg, gjithë ato përndjekje kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, pse u bënë nëse nënshkruesit e demarkacionit dhe zajednicës duhet të qeverisin krah për krah me Albin Kurtin?
Dhe në fund cili është këtu dallimi që bën Kurti mes Thaçit dhe Mustafës që bënë të njejtën gjë?
Cila është e vërteta dhe kush është tradhëtari e kush gënjeshtari? A do të bashkëpunonte Kurti me Thaçin sikur ky i fundit të ishte në opozitë? Dhe mbi të gjitha cili është këtu parimi?
Përfundimi është ky: Në luftën për pushtet si duket nuk ka parime, nuk ka dinjitet. Në këtë pikë Albin Kurti nuk dallon as nga Isa Mustafa, as nga Hashim Thaçi.
Ju mund të vazhdoni, të shani, të fyeni të shpifni e të merreni me secilin aktiviste e zyrtarë të PSD, jo vetem me qëndrimet tona politike por edhe me jetën tone private. E nëse është kështu atëherë ju ftoj të merreni edhe me jetën e Albin Kurtit, Liburn Aliut, Xhelal Sveqles, Hysen Durmishit e të tjerëve, me financat e LVV, barazin dhe abuzimet brenda LVV, ta shohim në fund kush po del që mbron e promovon vlera e parime dhe kush po i shkeli ato.
Nëse keni menduar se kështu mund të më mbyllet goja keni gabuar. Do të ndodh e kundërta. Mua nuk më friksoni dot sepse unë ndjek parimet dhe jo rrjedhën e lumit. Kështu do t’i friksoni vetëm qytetarët të cilve ju flisni çdo ditë për një jetë me dinjitet, për liri e demokraci dhe të njejtën kohë nuk leni gur palëvizuar kundër shokëve e shoqeve tuaja të dikurshme që nuk bënë asgjë tjetër përveq se nuk menduan njësoj si Albin Kurti. Të menduarit ndrysh në LVV na doli të jet krimi më i madhë i mundëshëm. Unë nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak që Albin Kurti ma vodhi shpresën dhe ëndrrën për një politikan dhe politik ndryshe. Nuk jam më pak i zhgënjyer se ju, më pak i mashtruar dhe më pak i keqpërdorur, por së paku nuk jam opportunist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat