AKI-ja reagon ndaj deklaratave të Kajtazit

Aktuale

AKI-ja reagon ndaj deklaratave të Kajtazit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:59
AKI

“Agjencia e Inteligjencës e Kosovës ka dërguar informata të pasakta në Gjykatën e Hagës”, kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin Pressing, gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi duke përmendur rastin e vrasjes së Tahir Zemajt. Sipas tij, AKI-ja e dirigjuar nga presidenti Hashim Thaçi i dha Gjykatës informata të gabuara për këtë rast. Por menjëherë pas deklaratës së Kajtazit ka reaguar Agjencia Kosovare për Inteligjencë

Nga ky institucion hetues, deklaratat e Kajtazit po i quajnë dezinformata. Tutje nga AKI-ja nuk kanë dhënë shpjegime të tjera rreth deklaratave të gazetarit Vehbi Kajtazit.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë përgënjeshtron kategorikisht deklaratën e dhënë mbrëmë (më 08.10.2018) nga Vehbi Kajtazi se, gjoja “AKI ka dërguar informata të pasakta në Gjykatën e Hagës”. Veprimtaria e AKI-së, e përshkruar me ligj, është në interes të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Prandaj, dezinformatat dhe etiketimet e tilla, përveç dëmit që i bëjnë AKI-së, ndikojnë negativisht edhe në një sërë çështjesh e rrethanash që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe më gjerë!”, thuhet në reagim.

Tutje AKI-ja po kërkon mirëkuptim nga deklaratat e personave me peshë publike kur flasin për AKI-në.

E gazetari Kajtazi mbrëmë në ‘Pressing’, deklaroi se “Agjencia e Inteligjencës e cila është vu në shërbim të këtij njeriut për të cilin po flasim, ka dërguar në disa raste informata të pasakta në Gjykatën e Hagës. Pra është mundu me manipuluar nëpërmjet AKI’së dhe ka dërguar raporte të pasakta dhe manipuluese me qëllim të shpëtimit të dikujt tjetër", tha Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat