Reagon edhe Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

Aktuale

Reagon edhe Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:49
Fatmir Limaj

NISMA Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

“Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Nisma Socialdemokrate dënon rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.

Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t'i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat