I jepet lamtumira e fundit Ibrahim Rexhepit

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit Ibrahim Rexhepit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:27
Ibrahim Rexhepi

Ish-gazetarit Ibrahim Rexhepi sot iu dha lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit të tij të lindjes, Slivovë të Ferizajit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve.

Ibrahim Rexhepi kishte punuar për një kohë të gjatë si gazetar duke raportuar në sektorin e ekonomisë, ndërsa muajt e fundit kishte punuar si këshilltar i lartë politik në MZHE.

Gjatë ditës së sotme, janë mbajtur edhe mbledhje komemorative në nderim të punës së tij, ndërkaq në mbledhjen e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u propozua që të themelohet një çmim për gazetarinë ekonomike, që do të mbante emrin e Ibrahim Rexhepit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat