Lufta Thaçi-Haradinaj vetëm sa ka filluar, këtë veprim sapo e bëri presidenti

Aktuale

Lufta Thaçi-Haradinaj vetëm sa ka filluar, këtë veprim sapo e bëri presidenti

Nga: D.RR Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:08
Hashim Thaçi, Hysni Gucati dhe Migjen Shala

Ditët e fundit janë shpeshtuar polemikat dhe kundërshtimet ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Thaçi e kërcënoi këtë të fundit me prishje të qeverisë nëse Haradinaj nuk i “korrigjon” deklaratat karshi bisedimeve me Serbinë. Ndërsa, sot ka reaguar kryeministri në një konferencë për media, duke theksuar se “nuk ka asgjë nga ai që flet”, përcjell “Bota sot”.

Thaçi kishte thumbuar kryeministrin edhe për çështjen e numrit të madh të veteranëve, e sot pikërisht ai është takuar me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën, transmeton “Bota sot”.

Sipas presidentit, ata kanë kërkuar që ai të ushtrojë autoritetin e tij, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero. Ky paralajmërim nga Thaçi, shumë shpejtë në ditët në vijim mund të bëhet realitet, e kjo me shumë mundësi për shkak të “konfliktit” me kryeministrin Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot prita përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.

Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat