Ish-mjeku i UÇK-së: Mes Hashimit dhe Ramushit, fiton Vuçiqi

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Mes Hashimit dhe Ramushit, fiton Vuçiqi

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:42
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka komentuar përplasjet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryeministrin e Kosovës, rreth çështjes së korrigjimit të kufirit me Serinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtyre polemikave të krijuara ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt, fiton presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiqi.

Postimi i plotë:

Mençuria popullore na mëson se në konflikt i mençuri ia lëshon rrugën budallait dhe zgjidhet problemi. Pastaj publiku e vlerëson më se miri cili ishte i mençuri e cili budallai. Por në praktikë gjerat janë pak më ndryshe. Fiton ai që është më i forti. Për shembull mes Hashimit dhe Ramushit, fiton Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat