Vlora Çitaku reagon pas dorëheqjes së Nikki Haley

Aktuale

Vlora Çitaku reagon pas dorëheqjes së Nikki Haley

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:16
Vlora Çitaku dhe Nikki Haley

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e dorëheqjes së ambasadores së SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

Çitaku përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar Nikki Haley për mbështetjen e pashoq të saj dhënë për shtetin e Kosovës.

”Faleminderit @nikkihaley për mbështetjen tuaj të patundur dhënë për Kosovën! Faleminderit për përkushtimin tuaj. @Teutasah dhe mua do të na mungojë shumë bashkëpunimi me ju. Duke ju uruar të gjithë të mirat në përpjekjet e ardhshme. Nga #Kosova me dashuri!”, ka shkruar Çitaku.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë ditës së sotme i ka ofruar dorëheqjen e saj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Dorëheqja e saj ka qenë e papritur për administratën Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat