Haradinaj shpërthen ndaj Hashim Thaçit: Për Brojë nuk e di se sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin ka kush flet!

Aktuale

Haradinaj shpërthen ndaj Hashim Thaçit: Për Brojë nuk e di se sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin ka kush flet!

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:12
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Haradinaj: Në SHBA mora mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës së tij në SHBA ka marrë mesazhe se kufijtë e Kosovës janë mirë.

Haradinaj, në “Debat Plus”, ka thënë gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattisai, i ka thënë se kufijt janë mirë.

“Nuk dua ta konsumoj bisedën me Matis, por sipas informacioneve që kam e di se nuk do të luhet me kufijt e Kosovës”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar luftën mediatike. Nuk është vetëm çështja e kufijve ajo që ka përplasur dy krerët e shtetit.

Edhe çështja e veteranëve ka bërë që Haradinaj të reagoj ashpër ndaj deklaratave të Hashim Thacit.

Haradinaj duke komentuar deklaratën e Thaçit që ish- komandanti i Zonës së Dukagjinit ka qenë vetëm në dy fshatra tha se “për Burojë Hashim Thaçi mund ta dijë sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin e di unë”.

Haradinaj ka thënë se në Dukagjin ka pasur numër shumë të madhe të ushtarëve qe kanë luftuar.

Ish-komandanti i UÇK-së, ka thënë se në kohë lufte u dukej mirë kur kishte tërë ai mobilizim i Dukagjinit për çlirimin e vendit.

Ndryshe, Hashim Thaçi ka akuzuar direkt Ramush Haradinaj për fryrje të numrit të veteranëve.

Thaçi kishte theksuar se UÇK kishte nga 12 mijë deri në 15 mijë ushtarë.

Haradinaj ia kthen Thaçit: Të shohim kush korrigjohet i pari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk beson se do të ketë bashkëngjitje të Luginës me Kosovën, për shkak së Serbia aty ka të vendosura shumë forca ushtarake.

Në një intervistë, duke komentuar deklaratën e presidentit Thaçi në konferencën e djeshme të tij, për korrigjim të Haradinajt, kryeministri deklaroi se “presidenti i vendit me kujtuar se duhet t’i korrigjojë të tjerët, kështu nuk ndodh në vendet demokratike, sepse çdonjëri ka bindjet e veta”.

“Kush korrigjohet përpara të shohim, jeta është e gjatë dhe unë jam këtu”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka shtuar se hapja e territorit, nuk është  e drejtë e tij, dhe e askujt tjetër. “Sepse nuk ka të drejtë askush të prek vendimin e 17 shkurtit, për hapej të kufijve, dhe këta kufij i ka vendos lufta”, tha ai.  

“Askush nuk ka me guxu me prek 17 shkurtin. Ndoshta unë kam nevojë me u korrigju, por kufijtë jo. Kështu Zoti Thaçi na la një mollë sherri me Malin e Zi dhe kemi heq shumë me e përfunduar, dhe kështu që nuk do të lejojmë të përsëritet e njëjta gjë për herë të dytë”, tha ai.

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë

I pari i Qeverisë, duke folur për deklaratat e Thaçit se mund të rrëzojë Qeverinë, ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë karrigen, sepse ai thotë se e ka lënë karrigën e kryeministrit edhe herëve tjera.

“Mund t’ia jap karrigen me vete Thaçit. Unë jam mësuar të lëshoj karrige edhe kur kam shkuar në Hagë”.

Haradinaj ka thënë se ai nuk shantazhohet nga askush për pozita.

“Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat