Alternativa ka kushte për të shkuar në tryezën e Veselit

Aktuale

Alternativa ka kushte për të shkuar në tryezën e Veselit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:33
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ende nuk kanë vendosur se a do të shkojnë apo jo në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli për partitë opozitare lidhur me rezolutën e koalicionit qeverisës për dialogun me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kusari-Lila ka vlerësuar se Alternativa do të shohë se si po veprojnë edhe paritë tjera opozitare dhe të vendosin për të shkuar ose jo në këtë takim të enjten.

“Ne nuk kemi vendosur ende për këtë çështje. Jemi në diskutime dhe me pas do të vendosim. Nuk themi sot se marrim pjesë pa e ditur ende se çfarë vendimi do të marrin partitë tjera”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se rezolutën e koalicionit qeverisës për dialogun me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së duhet të diskutohet edhe më tutje nga partitë opozitare.

Kusari-Lila ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk është duke punuar mirë dhe sipas saj kjo qeveri duhet të rrezohet dhe të shkohet në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat