Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë - Bota Sot
Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Sot në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit do të organizohet Parada e Krenarisë.

Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është “Në emër të Lirisë”.

Moto “Në emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenit te sigurtë, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet. Java e Krenarisë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet ie lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test