Remi vjen me një ide për normalizimin e shtetit të së drejtës!

Aktuale

Remi vjen me një ide për normalizimin e shtetit të së drejtës!

Nga: N. Sh Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:12
Rrustem Mustafa -Remi

Ish-deputeti i Kosovës, nga PDK-ja, Rrustem Mustafa – Remi, thotë se duhet të bëhet normalizimi i shtetit të së drejtës.

Sipas tij, duhet të nxitet forcimi i shtetit me pjesëmarrje të gjerë shoqërore në të gjitha hallkat e funksionit të tij dhe kjo mund të bëhet vetëm duke garantuar konkurrencë të lirë të vlerave, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Normalizimi i shtetit të së drejtës!

Duhet të nxisim forcimin e shtetit të së drejtës, me pjesëmarrje të gjere shoqërore në të gjitha hallkat e funksionimit të tij.

Kjo mund të bëhet vetëm duke garantuar konkurrencën e lirë të vlerave dhe në këtë mënyrë do të pamundësojmë koncentrimin e pushtetin në duar të një pakice , e cila pastaj keqpërdor sistemin, për t’ju siguruar favore të padrejta individëve dhe grupeve të interesit, elitave të vetëquajtura, që shndërrohen në pengesë të zhvillimit tonë të gjithmbarshëm”, shkruan Mustafa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat