LDK takohet me partitë parlamentare vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

Aktuale

LDK takohet me partitë parlamentare vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:28
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit.  Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe  qytetarëve tanë, kurse  në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, thuhet në komunikatë. Siç thuhet LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat