Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Ja çka duhet bërë me veteranët

Aktuale

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Ja çka duhet bërë me veteranët

Nga: N. Sh Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:13

Procesi i verifikimit të listave të veteranëve mund të kthehet në pikën zero.

Kështu ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po e kundërshton kryeministrin Ramush Haradinaj sa ai përket numrit të veteranëve.

Thaçi ka ripërsëritur disa herë që në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë luftëtarë.

Image
Lahi Brahimaj

Ndërsa, kryeministri Haradinaj thekson se në luftë ishin 60 mijë veteran.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj thotë se procesi i verifikimit të veteranëve ka qenë shumë voluminoz, ndërsa thotë se nuk jemi në fazën për të u rikthyer në pikën zero, por duhet pritur vendimin e Gjykatës për të vazhduar tutje.

“Së pari, duhet të kemi parasysh se procesi i verifikimit të veteranëve, ka qenë shumë voluminoz dhe i ndjeshëm. Në secilin proces të madh, mund të ndodhin lëshime të vogla. E sa i përket kthimit në pikën zero, tani më nuk jemi më në atë fazë, sepse vetëm se është ngritur aktakuzë. Tani duhet të presim vendimin e Gjykatës. Pas këtij vendimi, mund të shohim se çka duhet të bëhet më tutje”, thotë Lahi Brahimaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat