Çakmaku: Homoseksualizmi cenon familjen

Aktuale

Çakmaku: Homoseksualizmi cenon familjen

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:30
Avni Çakmaku

Anëtari i partisë Fjala, Avni Çakmaku, ka folur për komunitetin LGBTI, dhe "Paradën e krenarisë", të mbajtur sot në kryeqytetin kosovar, nga ky grup.

Çakmaku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë, dhe partia që përfaqëson, janë kundër paradave, si ajo që u mbajt sot në Prishtinë.

Sipas tij, parada e komunitetit LGBTI, e zhvilluar sot, ishte “provokim”.

Ai madje ka vlerësuar se parada e LGBTI nuk duhet të quhet "e krenarisë", sepse ky është term vlerësues dhe, sipas tij, nuk mund të aplikohet për këtë paradë.

Çakmaku, ish-kandidat për kryetar të Prishtinës, ka thënë se homoseksualizmi “cenon familjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat