Kurti njofton anëtarësimet e reja në VV

Aktuale

Kurti njofton anëtarësimet e reja në VV

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:07
Albin Kurti me Shpresë Sadiku dhe Shqiponjë Bicaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se  nga sot Shpresë Sadiku dhe Shqiponjë Bicaj janë pjesë e partisë së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “të dyja janë duke e punuar temën e masterit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Telekomunikacionit”.

Postimi i plotë:

Shpresa dhe Shqiponja u bashkuan në Lëvizje. Të dyja janë duke e punuar temën e masterit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Telekomunikacionit. Studente të dalluara, profesioniste të pasionuara, qytetare të ndërgjegjshme. Shpresë Sadiku shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Mitrovicë, kurse Shqiponjë Bicaj në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve kanë bërë internship në Evropën perëndimore, në fushat e sinjalizimit të hekurudhave e të energjisë së ripërtërishme. Dija e specializuar dhe angazhimi në VETËVENDOSJE!-s janë kombinim i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat