Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe - Bota Sot
Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Thaçi: Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:27
Hashim Thaçi

Humbje të madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe, e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, vdekjen e shkrimtarit Fatos Arapi.

“Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës. Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe”, ka shkruar Thaçi, përcjell KosovaPress.

Në fund ai u ka shprehur ngushëllime  të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare.

Arapi është ndarë nga jeta sot, në moshën 88 vjeçare.

Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test