LDK deklarohet pas bojkotit nga takimi i Veselit

Aktuale

LDK deklarohet pas bojkotit nga takimi i Veselit

Nga: A.ZH Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:51
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reagoar pas bojktotit nga takimi i sotëm i thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, në të cilin është diskutuar draft-rezoluta e hartuar ditë më parë nga Qeveria për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Në një postim në Facebook, shefi i Grupi parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja kishte propozuar një rezolutë në të cilën çështja e territoreve nuk duhej të ishte pjesë e dialogut.

Ai ka theksuar se “ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes për ta mbrojtur shtetin”.

Sipas Hotit, vetëm zgjedhjet e reja, i japin frymë institucioneve në vend.

Reagimi i plotë i Hotit:

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut.

Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin.

Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën.

Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti.

Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat