Vuçiq: I gatshëm për bisedime mbi një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Aktuale

Vuçiq: I gatshëm për bisedime mbi një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:10
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se në 15-20 vitet e ardhshme do të shihet se ideja e tij për një zgjidhje kompromisi për Kosovën është më e mirë për të ardhmen e Serbisë, megjithëse kjo gjeti kundërshtim të përgjithshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave në Kralevë ku ai mori pjesë në fillimin e ndërtimit të një fabrike të re në kompaninë gjermane Leoni, Vuçiq tha se ai ishte gjithmonë i gatshëm të diskutonte një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por se ajo nuk është në horizont.

"Unë kam parë kundërshtim të përgjithshëm të publikut për atë që mendova të ofroja. Kjo është e vështirë për mua, pasi mendoj se ideja ime ishte më e mirë për të ardhmen e Serbisë, por kjo do të jetë e dukshme vetëm në 15-20 vjetët e ardhshme. Nuk mund ta ndryshoj vullnetin e popullit. Me këtë, ju duhet të pajtoheni, por njerëzit duhet të kujtojnë se unë isha për një zgjidhje tjetër, "tha Vuçiq.

Presidenti serb gjithashtu deklaroi se ai nuk ishte "veçanërisht i lumtur" në lidhje me deklaratën e bërë nga anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, se Kosova është shtet i pavarur për të, por nuk deshi të komentojë këtë, pasi Beogradi dëshiron bashkëpunim të mirë me BeH dhe me të tre anëtarët e ri të zgjedhur të Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat