Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit”, e cila po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s në Romë të Italisë.
Sylaj mbajti fjalimin kryesor gjatë punimeve të kësaj konference, i cili njoftoi njoftoi të pranishmit me të arriturat e MFSK-së në ngritjen e integritetit.
Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në institucionet e tyre.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj.