Kajtazi: Thaçi dhe Haradinaj instaluan mendësinë primitive të qeverisjes

Aktuale

Kajtazi: Thaçi dhe Haradinaj instaluan mendësinë primitive të qeverisjes

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:34
Fadil Kajtazi

Marrëveshja me Serbinë është e pa mundur pa një trysni ndërkombëtare, e cila për shkak të rrethanave në gjeopolitikën globale nuk po duket në horizont. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, ku sipas tij, e vetmja zgjidhje në raport me Serbinë është nëse në Kosovë gjërat fillojnë të shkojnë për së mbari.

Ai ka thënë për “Bota sot” se kjo konsiston së pari sepse siguria e tërësisë territoriale të Kosovës garantohet nga NATO.

“Dhe është më se e ngutshme që të filloi një proces në fillimin e funksionimit të rendit dhe ligjit përmes të cilit do të ulet niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të filloi rritje e nivelit ekonomik, rritje e cilësisë së jetës së qytetarit, rritjes së cilësisë në shëndetësi, arsim etj etj. Thënë figurativisht, Serbia e njeh Kosovën vetëm atëherë kur buxheti i Kosovës arrin 5 miliard. Këtë nuk ka kapacitete ta bëj partia e zotit Thaçi dhe e zotit Haredinaj. Ata për këto vite, përkundrazi instaluan mendësinë primitive të qeverisjes e cila po i venitë çdo ditë ardhmërinë këtij vendi”, ka thënë eksperti i sigurisë Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat