Thaçi: Macron e mbështet fuqishëm dialogun dhe mundësinë e korrigjimit të kufijve

Aktuale

Thaçi: Macron e mbështet fuqishëm dialogun dhe mundësinë e korrigjimit të kufijve

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për TVSH-në thënë se e ka marrë mbështetjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

“Presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, mundësinë e arritjes së një marrëveshje sa më shpejtë, mundësisht brenda një periudhë të shkurtër kohore, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufijve, që nënkupton përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës, e që do të hapte një perspektivë të sigurt euroatlantike për Kosovën, por jo duke marrë parasysh kufijtë në baza etnike, por gjithmonë duke e ruajtur multietnicitetin në Kosovë dhe perspektivën e ndërtimit të demokracisë qytetare në vend. Pra, presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun dhe e mbështet edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve”, ka thënë Thaçi për TVSH-në.

Thaçi ka shtuar se presidenti francez ka këshilluar dhe sugjeruar që të përmbyllet sa më shpejtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat