Limaj – Selimit: Lehtë e ke me folë e ma sha, kur s’ke përgjegjësi shtetërore

Aktuale

Limaj – Selimit: Lehtë e ke me folë e ma sha, kur s’ke përgjegjësi shtetërore

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:12
Limaj dhe Selimi

Deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, se Fatmir Limaj në dialogun me Serbinë, mund të jetë një kopje fallcë” e Edita Tahirit, i është përgjigjur zv.kryeministri Limaj.

Ai për Insajderin, ka thënë se cdokush që nuk ka përgjegjësi shtetërore, e ka të lehtë të flas për këso temash.

Limaj ka thënë se partitë opozitare vecmas LDK dhe Vetëvendosje, janë duke kalkuluar për interesa partiake, e jo shtetërore, duke mos u bërë pjesë e ekipit për implementimin e platformës për bisedimet me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat