LDK nuk do të ndërmarrë asnjë veprim me idetë e ‘koalicionit të territ’

Aktuale

LDK nuk do të ndërmarrë asnjë veprim me idetë e ‘koalicionit të territ’

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:54
LDK

(E plotëtesuar) -Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar intensivisht që ta rrëzojë Qeverinë, dhe vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, që duhet të ketë zgjedhje sa më parë.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie duke thënë se LDK nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në bashkëpunim me koalicionin qeveritar, të cilin e kanë quajtur koalicion të territ.

Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës ata që po qeverisin me vendin duhet të dorëhiqen sa më parë.

Naser Rugova i LDK-së ka thënë se do të kthehen në Kuvend kur të vlerësojnë që kësaj Qeverie i ka ardhur fundi.

Rugova: Qëndrimi i LDK-së, zgjedhje të menjëhershme

“Ju e dini qëndrimin zyrtar të LDK-së, zgjedhje të reja ,legjitimitet elektoral, vazhdojmë tutje. Asnjë veprim nuk do ta marrim sa iu u takon këtyre ideve kozmetike të këtij koalicioni të territ. Ne sot jemi këtu të ngrisim shqetësimet tona për dy fusha vitale që i prekin qytetarët e Kosovës, për aspekte tjera  politike thjesht nuk do të lëshohemi por dihet qëndrimi zyrtar i lidershipit të LDK-së dhe i LDK si parti, zgjedhje sa më parë që këtë qeveri sa më të dëmshme ta dërgojmë në shtëpi sa më parë... Ne do të kthehemi në Kuvend kur ne vlerësojmë që kësaj qeverie të keqe i ka ardh fundi”, tha ai.

Në një konferencë me gazetarë, deputetë të LDK-së folën për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, e të cilën e konsideruan alarmante.

Sipas LDK-së, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë dështuar.

Rugova tha se është nevojë urgjente që në Kuvendin e Kosovës të arrijë ligji për transplantin e qelizave, indeve dhe organeve.

Ai tha se kohët e fundit janë vërejtur edhe presione politike mbi personelin shëndetësor në Kosovë dhe emërime pulitke me njerëz jo profesionalë, që sipas tij, po vazhdojnë të degradojnë sistemin shëndetësor në vend.

Sipas tij,  Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë dështuar.

Rugova: Qeveria aktuale më e dobëta prej vitit 1945

“Kërkojmë me urgjencë që në plotësim ndryshimin e ligjit të inspektoratit të punës, shteti një herë e përgjithmonë të veje dorë në këtë sektor, ta kemi një analizë të qartë se sa inspektorë të punës i duhen Kosovës, sepse kjo logjikë mesjetare e kësaj qeverie, dhe jemi në shekullin 21 dhe jo 15, ku jeta është më e vlefshme se mos-koordinimet institucionale, se papërgjegjësia politike dhe morale e kësaj qeverisje, mbase më e dobëta prej vitit 1945, e kanë shkatërruar imazhin e Kosovës dhe e kanë vra shpresën e qytetarëve të Kosovës për një jetë më të mirë. Kërkojmë reformë të thellë në skenat pensionale, analizë dhe fizibilitet afatgjatë ligjor dhe buxhetor. Kemi informacione të verifikuara që 200 policë që janë aktiv në Policinë e Kosovës marrin pensione invalidore, ma gjeni një shtet që kjo ndodh”, tha ai.

Ndërsa Haxhi Avdyli tha se Kosova nuk do të arrijë të ketë shërbimet shëndetësore as në vitin 2019.

Avdyli: Koalicioni i territ i ka bllokuar institucionet

“Ky kuvend dhe kjo qeveri, përmes një koalicioni të territ, koalicion të pakicës shqiptare, sot i ka bllokuar institucionet. Sot Kosova ka nevojë për një qeveri që do të ketë prioritet hallet e qytetarëve, për një ministër që harton dhe merret me politika dhe strategji shëndetësore. Sot Kosovës i mungojnë të dyjat, andaj reforma në shëndetësi ka ngecur mos të themi ka dështuar, më shumë po merremi me fasada dhe ndryshime të vogla kozmetike sa për tu dukur në opinion. Edhe pse në agjendën legjislative që ishte paraparë në muajin maj në komisionin për shëndetësi të vinin ri-amandamentimi i ligjit për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore ato nuk na erdhën, ato nuk shihen sepse kjo qeveri nuk e ka prioritet të mirret me ndryshime dhe substancën e reformës që është sigurimet shëndetësore në Kosovë”, tha Avdyli.

LDK tha se kërkojnë me urgjencë që në ligjin për nivelizimin e pagave koeficienti i pagave për punëtorët shëndetësor të jetë ai që e ka kërkuar Federata Sindikale e punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës.

Gjithashtu, kërkuan që të u njihet përvoja e punës punëtorëve të arsimit të viteve 90-99.

LDK: Gjendja në shëndetësinë e Kosovës është alarmante

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është alarmante.

Sipas tyre, ka nevojë urgjente për reformë në ligjin për shëndetësi. Në një konference me gazetarë deputeti  Naser Rugova tha se Qeveria merren me njeri tjetrin dhe nuk e ushtrojnë funksionin në detyrat te cilat i kanë nën përgjegjësi.

"Kjo qeveri merren me njeri tjetrit dhe nuk e ushtrojnë funksion qe e kanë me detyra. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është alarmante. Nevojë imediate për reformë legjislative për ligjin për shëndetësinë. Mungesë enorme e medikamenteve në spitale dhe QKUK. Presione mbi personelin shëndetësor, emërime politike qe po degradojnë sistemin shëndetësor. Njeriu qe udhëheq kete dikaster ka dështuar", tha Rugova.

Në këtë konferencë Rugova ka folur edhe për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke shtuar se ky sektor është katandisur si është më keq. Ai ka thënë se Qeveria duhet të dorëhiqet , dhe se këta dy sektorë kanë dështuar.

Grupi Parlamentar i LDK-së konferencë për media

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot nga ora 11 mban konferencë për media.

Konferenca mbahet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat