Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendi në Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar takimin e mbajtur të enjten i cili është thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me përfaqësuesit e partive.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ishte takim kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Postimi i plotë:
Takimi i djeshëm i Kadri Veselit me ata që i shkuan në takim nuk ishte për rezolutë të Kuvendit, as karshi Serbisë, por kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë.