Vetëvendosje: Nuk po zbatohen rezolutat e miratuara në Kuvend

Aktuale

Vetëvendosje: Nuk po zbatohen rezolutat e miratuara në Kuvend

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:23
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media përmes të cilës ka bërë me dije se nuk po zbatohen rezolutat e miratuara në Kuvend.

Zyrtarët nga kjo parti janë ndalur kryesisht tek rezoluta e miratuar më 12 korrik që ka të bëj me Telekomin e Kosovës.

Sipas tyre asnjë nga pikat e kësaj rezolute nuk është implementuar.

Ata kërkojnë nga Qeveria që të merren masa dhe ta implementojnë së më shpejtë këtë rezolutë, por edhe të tjerat të miratuara në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat