Pacolli ia kthen Daçiqit: Nuk e kam hapur “thesin me para” për njohjet e Kosovës

Aktuale

Pacolli ia kthen Daçiqit: Nuk e kam hapur “thesin me para” për njohjet e Kosovës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:34
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kryediplomati i Kosoves po iu ofron 100 milionë euro vendeve që po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Pacolli ka thënë se “Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht”.

Postimi i plotë:

Të frustruar me avancimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.

Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht.

Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat