Lirohet Babalje një ditë pas arrestimit

Aktuale

Lirohet Babalje një ditë pas arrestimit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:10
Lirohet Babalje një ditë pas arrestimit

Shtetasi nga Shqipëria Albert Veliu i njohur si Babalja është liruar nga paraburgimi. Ai ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës në qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati i tij Tomë Gashi nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Arrestimi i tij u bë me kërkesë nga shteti shqiptar.

Babalja ndodhej në një qendër azilantësh në Kosovë së bashku me të birin, ku kishte udhëtuar disa muaj më parë për t’u larguar nga vendi, fill pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilën prokuroria ngre dyshime se është e rreme ku një person i njohur nga “Babalja” ka kryer imitimin e zërit.

Babalja në Kosovë ishte në pritje të përgjigjes për azil, pas kërkesës së bërë me herët.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të rënda njoftoi për hetimet që kishte kryer në lidhje me çështjen e audio-përgjimit, ku rezultonte se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë eurove të ofruara nga deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat