Pse Hashim Thaçi po e lidhë fatin e Kosovës me fatin e tij personal?

Aktuale

Pse Hashim Thaçi po e lidhë fatin e Kosovës me fatin e tij personal?

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:00
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pa të drejtë po e konverton fatin e tij personal me fatin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, e këto nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën.

Pra fati i Thaçit nuk duhet të lidhet me fatin e Kosovës.

Kështu thotë analisti politik Faton Mehmeti, i cili shton se, presidenti Thaçi e di shumë mirë se vetëm marrëveshja me Serbinë do i hapte rrugën që të sistemohet edhe fati i tij personal, që ai foto mirë e di se nuk është aq i mirë.

Image
Faton Mehmeti

“Me Gjykatën Speciale në prag të derës, presidenti Hashim Thaçi s’ka si mos të përshpejtoj hapat, duke alarmuar se gjoja mosmarrëveshja me Serbinë qenka fundi i botës. Kosova ka nevojë dhe duhet të arrijë marrëveshjet me Serbinë, por kjo nuk është primare dhe as e domosdoshme, së paku për Kosovën jo aq sa për vet Serbinë”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, Hashim Thaçi po mundohet të manipuloj opinionin, derisa përmes kësaj po mundohet që të amnistoj vetën nga mëkatet që i ka bërë ndaj Republikës së Kosovës.

“Ky njeri ka arritur që të vjedh këtë vend ditë e natë, përmes intrigave dhe mashtrimeve në pushtet, kur arriti pushtetin vodhi aq sa mundi dhe tani për të amnistuar vetën propagandon se duhet me çdo kusht të arrijë marrëveshje me Serbinë”, pohon ai.

Sipas tij, me kalimin e kohës Hashim Thaçi vetëm sa do të shtoj tonin e zërit për marrëveshje me Serbinë, me tendencë që kjo të shtohet.

“Kosova është e rrezikuar nga presidenti Thaçi, dashtë Zoti e shpëton pa shumë pasoja”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat