Kush gënjen, Hashim Thaçi apo David L. Phillips?

Aktuale

Kush gënjen, Hashim Thaçi apo David L. Phillips?

Nga: D.RR Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:04
David L. Phillips

Ish gazetari gjatë kohës së luftës, Rexhep Shahu ka shtruar një pyetje se “Kush gënjen, Hashim Thaçi apo David L. Phillips?”.

Kësaj pyetje ai ua ka përcjellur edhe deklaratat e ekspertit amerikan të politikës së jashtme, David L. Phillips, i cili haptas thekson se SHBA është kundër idesë së Thaçit.

Postimi i plotë:

Kush gënjen, Hashim Thaçi apo David L. Phillips?

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, ish keshilltar i Hashim Thacit, në një intervistë për “kallxo” thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pajtuar për idenë e korrigjimit të kufijve të cilën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e avokuar tash e disa muaj nëpër Kosovë dhe jashtë saj.

Phillips, tha se presidenti Thaci “ai ose i ka keqkuptuar ata, (zyrtaret amerikane) ose po i keqinterpreton” (amerikanet).

David L. Phillips thote: “Po, jam i sigurt. Kam folur me zyrtarë amerikanë. Qeveria amerikane nuk e përkrah korrigjimin e kufirit, ajo përkrah gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të cilën mund ta vlerësojë dhe ajo marrëveshje duhet të gjejë përkrahje nga qeveritë përkatëse dhe nga shoqëria civile”, ka thënë eksperti amerikan i politikës së jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat