PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje

Aktuale

PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:38
PDK

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka treguar për qëndrimin e kësaj partie në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe ka folur për nevojën e arritjes së konsensusit.

Bajrami ka bërë të ditur se është e domosdoshme që spektri politik në Kosovë të arrijë deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i PDK-së ka tërhequr vërejtjen se aktualisht Parlamenti është jofunksional dhe gjendja duket e pashpresë kështu.

Prandaj, ai tha se nëse nuk arrihet deri te një konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Në lidhje me zgjedhjet, Bajrami tha se ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejtë, në mënyrë që të mundësojnë një parapërgatitje më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse për dialog me Serbinë.

Ndryshe, para pak ditësh, kryekuvendari Kadri Veseli zhvilloi një takim me dy nga partitë opozitare me qëllim për të arritur harmonimzin e qëndrimeve mbi dialogun me Serbinë. 

Në atë takim nuk morën pjesë VV dhe LDK, teksa kjo e fundit tha se nuk do të jetë pjesë e takimeve të thirrura nga Veseli dhe se dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat