Edhe Macron e përgënjeshtron Hashim Thaçin. Parisi zyrtar: Nuk e kemi përkrahur idenë e “korrigjimit”

Aktuale

Edhe Macron e përgënjeshtron Hashim Thaçin. Parisi zyrtar: Nuk e kemi përkrahur idenë e “korrigjimit”

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:30
Emmanuel Macron dhe Hashim Thaçi

Idenë e Thaçit shumë analiste, personalitete dhe eksperte ndërkombëtar e cilësojnë si të Beogradit me pretendime të realizojë Serbinë e Madhe. Kështu pas këshilltarit të presidentit Davis Philips edhe Parisi zyrtar e qet në gënjeshtrën Hashim Thaçit. Dorëheqja e Philipseshte dëshmi se Presidenti po largohet nga konceptet gjeopolitike mbi të cilat u formua shteti.

“Largimi i Philips është dëshmi se Presidenti aktual po largohet nga këto koncepte gjeopolitike të cilat determinuan lindjen e shtetit tonë. Në këtë segment Hashim Thaçi i djeshëm do ta akuzonte Hashim Thaçin e sotëm për tradhti kombëtare dhe antiuesternizëm.” kanë shkruar mediat shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, shkruan “Presheva Jonë”.

“Për gazetën tonë në Paris u konfirmua se Franca nuk ka përkrahur  presidentin kosovar për “korrigjimin” e kufijve siç raportua disa mediat kosovare të njohur pro Thaçit..” ka shkruar sot mediat ne Serbi.

Sipas tyre, pas këshilltarit te presidentit të Kosovës edhe Macron e demanton Hashim Thaçin. Nga Parisi zyrtar thonë se nuk kemi përkrahur idenë e “korrigjimit”.

Duke kërkuar sqarim nga gazeta “Novosti” rreth deklaratave të Thaçit në Prishtinë pas kthimit të tij në Prishtinë në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme, Ministria e Jashtme franceze ka lëshuar këtë njoftim. Sipas kësaj deklarata nga Parisi zyrtar “pozicioni i Francës nuk ka ndryshuar, dhe se ky vend është më e hapur se Gjermania në drejtim të zgjidhjeve të mundshme të çështjes së Kosovës.

Sipas këtij njoftimit “Rusia në fakt mbështet idenë  Hashim Thaçit-Vuçiç që do të qonte në zgjidhjen e korrigjimit të kufijve të  Kosovë, i cili mbështet popullin serb, dhe që është në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 1244..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat