Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Thaçit për luftë: Presidenti po imponon luftë me marrëveshjet e tij!

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Thaçit për luftë: Presidenti po imponon luftë me marrëveshjet e tij!

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:51
Thaçi, Vuçiq

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava ka folur për paralajmërimin e presidentit Hashim Thaçi, se do të ketë një mundësi lufte në rajon nëse Kosova nuk i përfundon marrëveshjet me Serbinë.

Tërnava thotë se Thaçi po i ofron popullit një akt të kryer që sipas tij, shpesh i ka ndërruar qëndrimet e tij.

“Paralajmërimet e presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e një lufte të re në rajon, nëse po populli i Kosovës nuk i pranon ato marrëveshje që Thaçi tash e sa kohë ne bisedime të gjata me Vuçiqin, e që tani i ofron popullit të Kosovës, si akt të kryer, e që variantet e atyre bisedimeve ndërkohë i na ndërruar në shumë mënyra të tij, sikur “bisedimet do të jenë të dhimbshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, gjatë bisedimeve do të ketë ndërrime te territoreve mes dy shteteve, do të ketë korrigjime të kufijve mes dy shteteve ku Kosova nuk do të jap asgjë e do të fitoj Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, krejt këto variante të Hashim Thaçit vinë si produkt i reagimit të ashpër të popullit të Kosovës, për të thënat e tij tepër të dyshimta që e deskrediton edhe personalitetin e vet të kaluarës jo të largët të tij, kur në do kohëra lavdëronte se ai e ka çliruar Kosovën e shumë lavdërime të tjera patriotike të cilat i thonte për veti.

Image
Hajrullah Tërnava

“Nga aspekti i kësaj situate të krijuar nga këto bisedime, për opinionin e Kosovës bëhet pyetje pse kryetari i Kosovës po dëshiron gjithsesi me i realizua këto marrëveshje të bisedave, që veç ai e din se për çfarë ka bisedua, së paku edhe të për gjitha qëndrimet e tija në ato bisedime që na ka njoftua, gjithnjë ishte skeptik dhe hiç bindës që Kosovës po i bëhet një zgjidhje e mirë. Tani kërcënimet e tij po marrin një kahje më të ashpër se po kërcënohet edhe me luftë, nëse nuk arrihet kjo marrëveshje e që vet Serbia nuk e përmend luftën si opsion”, pohon eksperti i sigurisë Tërnava.

Ai shton se popullit po i përngjan kjo sjelle e tij si asaj “lojës së djallit”.

“Ndoshta tani duke e ditur se po ofron ditët e fillimit të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, dhe ai do të jetë njëri nga akterët kryesor, donë që të pajtohet me serbët, pavarësisht çmimit territorial të Kosovës, si një e keqe e madhe tjetër që do t’i ndodhë, se ky Gjyq do t’i zbardhë edhe shumë vrasje politike të kohërave të luftës dhe pas saj, që janë bërë në Kosovë e që deri më tani nuk janë zbardhur, e që populli nuk e ka të qartë se kush i ka kryer ato vrasje”, thekson ai.

Ai shton se, Serbia dhe i tërë opinioni e kanë të qartë se sigurinë e territorit të Kosovës e ruajnë KFOR-i dhe NATO, sipas marrëveshjës së Kumanovës e cila është arritur në mes të Amerikës, BE-së me Serbinë, e cila aty e ka pranuar kapitullimin e saj ndaj Kosovës, e sipas tij këtë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konfirmuar pavarësinë e Kosovës për të cilën padi e ka bërë Serbia.

“Pranë shumë shteteve të forta evropiane që po ia tërheqin vërejtjen Thaçit, se nuk ka korrigjim apo ndryshim të kufijve sikur që është Amerika, Gjermani, Anglia ai prapë vazhdon këtë avazin edhe që të afërmit e koalicionit të tij dhe opozita nuk po e përkrahin këtë iniciativë e po ashtu edhe i tërë populli i Kosovës”, pohon ai.

“Qetësia e vetme mes Serbisë dhe Kosovës është arritja e një marrëveshje nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, pa asnjë kushte apo ndryshim të territoreve. Sikur që me të njëjtit kufij të ish-Jugosllavisë janë krijuar edhe gjashtë Republika tjera si shtete të pavarura të cilat janë tani”, potencon Tërnava.

Ai tutje shprehet se, Serbia pas njohjes së pavarësisë duhet që të kërkoj falje për masakrat dhe dëmet e luftës, për pasojat dhe të paguaj sipas marrëveshjeve që do të arrihen për to.

“Marrëveshjen që po e propozon Hashim Thaçi me këto korrigjime sikur po pretendon, mes Kosovës dhe Serbisë kurrsesi nuk do të sjellë paqe apo qetësi, përkundrazi do ta destabilizoj territorin e Ballkanit me luftërat e reja që do të imponohen. Me këto lojëra politike Thaçit nuk i ka mbetur tjetër përpos që të tërhiqet nga politika sa nuk është vonë dhe të jetoj si qytetar i lirë”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat