Zbulohet arsyeja pse SHBA-ja ka shkëputur komunikimin me Berishën e Çekun

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse SHBA-ja ka shkëputur komunikimin me Berishën e Çekun

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:13
Agim Çeku

Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së.

Tri burime të ndryshme ia kanë thënë këtë Kohes kanë pohuar se ky është një standard që amerikanët e aplikojnë në raport me secilin zyrtar të lartë, të akuzuar për vepra korrupsioni.

Berisha e Çeku nuk kanë pranuar të flasin për këtë rrethanë të krijuar në kohën kur kërkohet partneritet ndërkombëtar për t’i avancuar misionin dhe mandatin FSK-së.

E në Ambasadën amerikane nuk e kanë mohuar shkëputjen e bashkëpunimit me dy eksponentët kryesorë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat