Milaim Zeka nuk pajtohet me Jakup Krasniqin

Aktuale

Milaim Zeka nuk pajtohet me Jakup Krasniqin

Nga: D.RR Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:21
Jakup Krasniqi dhe Milaim Zeka

Deputeti i NISMA, Milaim Zeka nuk është pajtuar me deklaratat e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit tha se po të ishte kryeministër, do të jepte dorëheqje, ndërsa Zeka thotë se kjo kërkesë e Krasniqit nuk është e drejtë dhe kjo do duhej t’i adresohej zv.kryeministrit Limaj dhe të gjithë kabinetit qeveritar të NISMA, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sa eshte e drejte dhe korrekte kerkesa e Jakup Krasniqit?!

Ka disa here me radhe, qe zyrtari me i larte i NISM-es, poë perserite refrenin e tije: “Po te isha ne vendin e kryeministrit Haradinaj, do te kisha dhene doreheqeje”!

Kjo kerkese nuk eshte as e drejte, as korrekte, pasiqe ajo duhet drejtuar ne adrese te zv. Kryeministrit Limaj dhe gjithe kabinetit qeveritar te Nismes. Ne kete menyre, çdo kush do ta besonte.

Une personalisht do ta perkraheja rrezimin e qeverise, nese dikush do me tregonte se çfare do te behej me mire ne kete vend, nese neser do te mbaheshin zgjedhejet e reja? Do kete ndryshim? Jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat