“Kryeministër një herë të mashtruan, gabimi i dytë do të ishte fatal”

Aktuale

“Kryeministër një herë të mashtruan, gabimi i dytë do të ishte fatal”

Nga: N.H Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:12
Ramush Haradinaj

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, thotë se çështja e korrigjimit të kufijve është çështje personale e Thaçit e jo shtetërore.

Për ketë, ai i ka bërë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj që të qëndroj vigjilent, pasi sipas tij, një herë e mashtruan për çështjen e demarkacionit dhe se gabimi i dytë do të ishte fatal.

Ja postimi i plotë i Maxharrajt:

Kryeministër Kosovën e mbrojte në luftë, mbroje edhe në paqe

z.Kryeminister Harajdinaj qëndro forte ne iden se Tende se"Korrigjimi i kufijve ka vdekur",per kete edhe i ke qu ngushllime Thaqit.

Qendro paluhatshem ne mbrojtje te kufijve edhe ne paqe.Ke luftuar per qeta kufije,kemi dhane mbi 14 viktima per qeta kufije.

Iden e korixhimit te kufijve nuk po e pranon askush,as Amerika,as Evropa,as populli,as partit politike,bile edhe PDK eshte kunder.

Ceshtja e korigjimit te kufijve eshte ceshtje personale e Thaqit e jo ceshtje shteterore,persoanae e tij ne ate stilin e plakave kur te"keshe nge shine rruza ne pe".
Kryeminister nje here te mashtruan per ceshtjen e demarkacionit. Gabimi i dyte do te ishte fatal per ty dhe Partin Tande Populli do te digjte per se gjalle me voten e tij.Te burrat me e madhe eshte qendresa,burrnija se sa pozita ky je.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat