Limaj: Të gjitha partitë nuk kanë ‘qare’ pa e kryer punën me Serbinë

Aktuale

Limaj: Të gjitha partitë nuk kanë ‘qare’ pa e kryer punën me Serbinë

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:51
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se të gjitha partitë do të duhet të ulen një ditë që të bisedojnë për të përfunduar çështja me Serbinë. Në një takim me strukturat e partisë së tij në Prizren, Limaj tha se çdo vonesë e dëmton vendin.

Ai tha se nuk shkohet në Bruksel me duar në xhepa, që sipas tij, ka ndodhë deri tani, por duhet shkuar me kërkesa për Kosovën.

Ndërkohë për transformimin e FSK-së, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se vendi do ta ketë ushtrinë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Para strukturave të Nismës Socialdemokrate, kreu i partisë, tha se Nisma prodhon ide por ato po vonojnë të kuptohen dhe këto vonesa po e dëmtojnë Kosovës.

Sipas tij, njësojë po ndodh me çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se kanë rreth 30 kërkesa për Bashkimin Evropian.

Limaj: Në Bruksel nuk shkohet me duar në xhepa

“Supozimi im, të gjitha këto parti nuk kanë qare pa u ulë me bisedu dhe me e kry punën me Serbinë. Problemi është a duam të fillojmë sot apo pas 6 muajsh. Vonohemi 6 muaj, do të dëmtohet vendi. Krejt do të bëhen, por për çka kemi me u tubu pas 6 muajsh, me prish ndonjë marrëveshje të keqe apo u thënë njerëzve që këta kanë gabuar. A është më mirë sot mu nalë me maru mirë, a me u qu pas 6 muajsh me ndalë diçka që është bërë keq. Ata do të mblidhen dhe nuk kam asnjë dilemë që krejt këto që i keni parë përmes mediave të informimit, që i kemi bërë publike do të vijnë ato që kemi thënë. Ne kemi disa kërkesa që nuk i kanë dëgjuar më parë, kur folim për dialogun me Serbinë, këta mendojnë ekskluzivisht dialog me Serbinë, janë 20-30 kërkesa që i kemi përgatitë për Bashkimin Evropian. Këta njerëz kur kanë shkuar në Bruksel nuk kanë shkuar me një letër çka ne duhet të kërkojmë, kanë shkuar me dorë n ë xhepa”, tha ai.

Fatmir Limaj tha se nuk do të pranojnë më që Kosova të trajtohet ndryshe nga vendet e rajonit.

Ai garantoi që në bisedime do të ndryshoje qasja e Kosovës por edhe e ndaj saj.

Limaj: Do të ndryshoj qasja ndaj shtetit të Kosovës

“Në kualitet ka me ndryshuar qasja e këtij shteti dhe ndaj këtij shteti nga të tjerët. Nëse ne fillojmë me një dialog shtetëror, Kosova nuk do të mund të trajtohet siç është trajtuar deri më tani. Është i vetmi shtet që BE e dallon nga shtetet tjera…..Kjo ka me u ndalë, ose kanë me na trajtuar njëjtë sikur çdo shtet në rajon, ose nuk ka me mujt me funksionuar më, ne nuk kemi me pranu me u trajtu qytetarët e vendit si shtet i rendit të dytë. Jemi shtet, nëse jo më mirë, sikur këta të rajonit”, tha ai.

Limaj tha se Kosova është para tre çështjeve shumë të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Interpol dhe formimi i ushtrisë.

E për këtë të fundit tha se do të ndodhë deri në fund të muajit të ardhshëm

Limaj: Ushtrinë do ta kemi deri në fund të muajit të ardhshëm

“Ajo që është e sigurtë është kalimi i ligjeve për FSK-në. Kosova do ta ketë ushtrinë deri në fund të muajit tjetër, sipas procedurave parlamentare. Kështu ka mundur të jetë para 4 vitesh por nuk kanë dëgjuar, thonim le emrin ndryshoje përmbajtjen, mos e prishni projektin, ndryshoja përmbajtjen leje emrin”, tha ai.

Ndër të tjera, Limaj tha se nuk do të pranojnë asnjëherë një Republika Sprska në Kosovë.

Në tubim foli edhe Zafir Berisha, kryetar i Nismës në Prizren. Ai tha se Prizreni është qeverisur në mënyrën më të keqe për 10 vjet me radhë.

Berisha: 10 vjet Prizreni është qeverisur në mënyrën më të keqe

“Situatën nëpër të cilën po kalojmë kemi kërkesa më shumë se që kemi mundësi, por duke besur shumë në ju dhe mbështetësit tonë, të gjitha kërkesat do t’i zbusim. Ju e dini se pushteti lokal në Prizren për 10 vjet është qeverisur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe për 6 muaj është shumë problem në terezi”, tha ai.

Ndërsa kryetari i degës në Dragash, Fatmir Halili tha se Kosova po kalon në një situatë të vështirë dhe e quajti atë shtet të kapur.

Halili: Të ndryshojmë gjendjen aktualë në të cilën po kalon Kosova

“Ideja jonë është ndryshimi i kësaj gjendje ekonomike sociale nëpër të cilat po kalon Kosova, ju që sot punoni dhe përfaqësoni institucionet shtetërore e dini më së mirë se sa e vështirë është të punoni dhe të bëhet ndryshimi në një shtet të kapur. Në veçanti dekada post pavarësisë, është degradimi më i keq që iu është bërë  Kosovës nga një qeverisje që në tërësi ka punuar për interesat individuale e partiake, duke mos u interesuar fare për shtetin dhe të mirën e përgjithshme të shoqërisë tonë. Gjatë kësaj dekade të qeverisjes janë avancuar njerëz të padijshëm, të pavlera, duke stërngarkuar institucionet dhe duke degraduar çdo gjë, duke ndjekur këtë politikë dhe veprime të tilla, sot Kosovë është këtu ku është, prandaj mos harroni se kjo gjendje nuk ndryshohet me njerëz që nuk kanë vlera, nuk ndryshohet nga ata , por nga njerëz të përgatitur mirë dhe që e duan vendin e tyre“, tha ai.

Në këtë tubim, kreu u Nismës kërkojë nga bashkëpartiakët e tij që të thellojnë komunikimin e brendshëm dhe të shtrojnë kërkesat e tyre në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat