A po rritet numri i veteranëve? Flet këshilltari i Haradinajt

Aktuale

A po rritet numri i veteranëve? Flet këshilltari i Haradinajt

Nga: N.H Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:24
Foto ilustrim: Veteranët e UÇK-së

Në media po qarkullojnë lajme se edhe me tej po vazhdon të rritet numri i veteranëve, përcjell “Bota sot”.

E lidhur me këto raportime, ka reaguar edhe Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.

Syla thotë e Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përgënjeshtron lajmin se gjoja është rritur numri i veteranëve.

Ja postimi i plotë:

Reagim për lajmin se kinse është rritur numri i veteranëve

Tendenca per degradimin apo njollosjen e UÇK-së po vazhdon duke dezinformuar opinionin me lajme të rreme siç ishte lajmi i publikuar sot ne një gazetë ditore e i shpërndarë në të gjitha portalet. 
Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përgënjeshtron lajmin se gjoja është rritur numri i veteranëve.

Numri i veteranëve nuk mund të rritet, pasi që Komisioni qeveritar për verifikim nuk ka mandat.
Gjithsesi, duhet të dihet se jo të gjithë veteranët marrin pensione. Si rrjedhojë, mund të rritet numri i aplikanteve për pension, në rast se p.sh. veterani ka humbur vendin e punës.

Muajt e fundit mund të ketë pasur rritje të aplikantëve për pension, pasi që ka shumë invalidë që nuk kanë fituar të drejtën për pension Invalidor (shkalla e invaliditetit nën 20%), dhe që kanë aplikuar pastaj për pension veterani.

Çdo tendencë për shtrembërimin e këtyre fakteve është vetëm manipulim me opinionin e sidomos me ata që nuk i kuptojnë procedurat dhe ligjet në fuqi.

Para publikimit të lajmeve të tilla, është dashur të konsultohen me ne, që të marrin sqarimet, por si duket dikujt i intereson të vazhdojë me njollosjen e çdo gjëje që lidhet me Luftën Çlirimtare.

Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat