Një figurë tjetër e njohur aderon në Vetëvendosje, ja për kë bëhet fjalë

Aktuale

Një figurë tjetër e njohur aderon në Vetëvendosje, ja për kë bëhet fjalë

Nga: N.H Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:36
Fidan Kalaja dhe Albin Kurti

Albin Kurti njofton se nga sot Fidan Kalaja është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Kreu i VV-së ketë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Kurtit, Fidani për më shumë se 13 vite është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë.

"Ka qenë themelues dhe udhëheqës i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsion në dy vitet e fundit, ndërkaq nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka qenë Menaxher Programesh në Lëvizjen FOL", ka shkruar Kurti.

Ja postimi i plotë nga lideri i VV-së:

Fidan Kalaja u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Pata kënaqësinë që ta mirëpres dhe të bashkëbisedoj me të. Fidani për më shumë se 13 vite është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë. Ka qenë themelues dhe udhëheqës i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsion në dy vitet e fundit, ndërkaq nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka qenë Menaxher Programesh në Lëvizjen FOL.

Në vitin 2016 është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) i realizuar në SHBA në fushën e anti-korrupsionit.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka shërbyer si Anëtar i Komitetit Koordinues të rrjetit më të madh global në fushën e anti-korrupsionit për Evropë – Koalicioni UNCAC (Koalicioni i Konventës së OKB-së Kundër Korrupsionit).

vitet 2013-2015 ka qenë inciator dhe bashkëudhëheqës i anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH).

themelues i Koalicionit Regjional për Mbrojtjen e Informatorëve. Ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës. Dija dhe përvoja, përgjegjësia dhe përkushtimi i Fidanit, pa dyshim se do të jenë të dobishme për Lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat