Reçica në Gjermani, kërkon mbështetje për punësim sezonal

Aktuale

Reçica në Gjermani, kërkon mbështetje për punësim sezonal

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 23:41
Reçica në Gjermani

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica i cili po qëndron për vizitë në Gjermani, është takuar me drejtoreshën e akademisë së Landit për Arsim dhe Aftësim Profesional.

Në një postim në Facebook, Reçica ka njoftuar se ka kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane për punësim sezonal të të rinjve.

Postimi i plotë i Reçicës:

Gjatë qëndrimit tim zyrtar në shtetin e Landit të Baden Ëürttemberg-ut të Gjermanisë, sot u prita në takim në Akademinë e Landit për Arsim dhe Aftësim Profesional nga drejtoresha e kësaj akademie, znj.Elisabett Moser. 

Kjo akademi tashmë ka një marrëveshje me Kosovën në fushën e arsimit profesional ndërkaq nga përfaqësuesit e Akademisë kërkova që të zgjerohet bashkëpunimi në këtë fushë edhe më tej me shtetin tonë.

Sot, gjithashtu mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të 23 të rinjve nga Kosova, të cilët u aftësuan profesionalisht në Baden Ëürttemberg, sipas sistemit dual gjerman. Kërkova nga autoritetet gjermane të lehtësojnë procedurat sa i përket pajisjes me vizë studimore, si dhe krijimin e lehtësirave për punësim sezonal, me qëllim që të rinjtë tanë të kenë mundësitë sikurse të rinjtë tjerë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat