A është kjo ftesë e Boiken Abazit për Nait Hasanin që të aderojë në VV

Aktuale

A është kjo ftesë e Boiken Abazit për Nait Hasanin që të aderojë në VV

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 00:30
Nait Hasani

Boiken Abazi i Vetëvendosjes si rrallëherë i ka kushtuar një elegji deputetit të PDK-së, Nait Hasanit.

Me këto fjalë në Facebook, Abazi sikur ka lëvduar Nait Hasanin i cili shumë herë ka dalë kundër partisë së vetë në disa çështje me rëndësi për vendin.

Madje ai ishte edhe kundër ratifkimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Abazi bën krahasimin e Nait Hasanit të vjetër dhe të ri, duke përmendur trimërinë e tij gjatë luftës. Kurse tani e përshkruan si deputet që e ka parë, por nuk e pranon siç thotë ai fundin e PDK-së.

Ja postimi i plotë:

Elegji për Nait Hasanin e ri

Ai ka qenë dikur, shumë kohë më parë, çlirimtar në kuptimin e parë të kësaj fjale plot frymëzim. Nga Thaçi dhe Veseli nuk janë çuditur shumë njerëzit që i kanë njohur, ndërsa nga Nait Hasani janë tronditur miqtë e tij të rinisë. Ata që e mbajnë mend në krye të grupeve të armatosura e në burgjet e Serbisë. Ata që e kanë vënë jetën në rrezik bashkë me të, pa u kursyer për liri. Pa dyshim Nait Hasani ka qenë i guximshëm e ka patur një të kaluar përplot lavdi.

Por vite më parë ai u dorëzua, dhe u fut në rrugëtimin e errët antipod të lirisë. Nait Hasani i sotëm sheh shembëlltyrën e fytyrës së Thaçit dhe Veselit të reflektuar te çdo i ri që vjen rrotull tyre në këto zgjedhje në parti. Ndërsa Nait Hasani i ri nuk e pa Nait Hasanin e vjetër, se ndryshe do këmbëngulte që nuk është i njëjti njeri. Nait Hasani i vjetër e di që këta të rinj me shpirt të vjetëruar që herët nuk i ndan koha, por grykësia, nga rinia e tij. Prandaj Nait Hasani i vjetër e ka parë, por ende nuk e pranon, fundin e partisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat